E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Merr 17 mijë Euro në muaj”, Maestro e pranon: Gushti ka shumë punë, kapet kjo shifër

Tenori Armaldo Kllogjeri, ish-banor i Big Brother VIP 2, në një intervistë televizive ka treguar shumë rreth jetës së tij dhe ka rrëfyer suksesin e së tashmes dhe planet për të ardhmen.

Ajo çfarë ende diskutohet pa daljes së ‘Big Brother’ është se sa paguhen dhe sa janë të ardhurat e tyre.

Pas deklaratave të gazetarit Bledi Mane, i cili tha se Armaldo fiton 15-17 mijë euro në muaj, tenori e pohoi këtë gjë.

Ai tha se në një muaj si Gushti që ka shumë angazhime, kjo shifër është e pranueshme. Por ai ka publikuar projektin e tij të fundit dhe dha disa detaje.

Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë“, tha ai./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit