E hënë, 25 Nëntor, 2024

VIDEO – Bie fluksi i hyrjeve në doganën e Bllatës, por shtohet numri i qytetarëve që dalin prej saj

Numri i qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër ka qenë shumë i vogël gjatë muajit Korrik.

Burime pranë doganës thanë se krahasuar me muajin Qershor, shtetasit shqiptar që jetojnë jashtë kufijëve të Shqipërisë apo të huaj që vijnë për pushime në vendin tonë ka qenë shumë më i vogël.

Ndryshe nga donagat e tjera të vendit ku fluksi i emigrantëve që hyjnë për pushime në Shqipëri ka qenë i lartë, në Bllatë ndodh e kundërta. Gjatë ditëve të fundit është vënë re një fluks në rritje i qytetarëve shqiptar që zgjedhin të kalojnë nëpërmjet kësaj pike doganore.

Dhjetra makina me targa shqiptare përdorin këtë doganë për të kaluar transit në vende të tjera, por edhe të vizitojnë shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit