E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Beqarët do bien më në fund në dashuri”, mësoni cilat janë shenjat me fat për ditën e sotme

Dashi- Falë mbështetjes që do iu japë Urani, marrëdhënia juaj në çift do jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni më të kuptueshëm.

Demi- Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë t’i mendojnë personat që do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen më vonë.

Binjakët- Do i kushtoni më shumë rëndësi sot lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shumë dashuri dhe përkrahje tjetrit.

Gaforrja- Marrëdhënia në çift për ju do jetë e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin/en për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjeri nuk do tolerojë.

Luani- Do keni shumë dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe do debatoni gjatë gjithë kohës me të. Do bënit mirë të tregoheshit të kujdesshëm sepse një fjalë më tepër dhe çdo gjë do marrë fund.

Virgjëresha- Mos e idealizoni më shumë sesa duhet atë që keni në krah sepse mund t’i hipë vetja në qejf dhe mund të shohë dikë tjetër. Edhe komplimentet duhen bërë me mençuri. Beqarët do bien më në fund në dashuri me personin që iu përshtatet.

Peshorja- Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa menduar për të nesërmen. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë aspak të flirtojnë me persona që nuk i njohin dhe do mbeten sërish vetëm.

Akrepi- Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin/en sot dhe do mendoni për një të ardhme të largët me të. Tashmë do jeni të sigurtë se ai është personi i duhur për të kaluar jetën.

Shigjetari- Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj ditë dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit/es. Ai do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë.

Bricjapi- Nëse tregoheni shumë të drejtpërdrejtë sot me partnerin/en tuaj, mund edhe të mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin që kanë ëndërruar.

Ujori- Për sa iu përket çështjeve të zemrës, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin/en tuaj të dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur në debate të zjarrta.

Peshqit- Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta në orët e para të ditës dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit