Partia Demokratike ka mbajtur këtë të shtunë zgjedhjet për kreun e kësaj force politike. në të gjithë vendin me anë të procesit një anëtarë një votë, do të zgjidhet drejtuesi i kësaj force politike. për degën e Matit, qendra e votimit ishte në ambjentet e selisë. Procesi i votimit ka nisur që në orën 8:00 dhe është mbyllur në orën 19:00. Sipas komisionit të votimit, numri i anëtarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 15:00 ka qenë rreth 200. Procesi ka vijuar i qetë e paprobleme. Në rrethin e Dibrës, anëtarët e Partisë Demokratike kanë votuar në ambjentet e pallatit të kulturës të qytetit të Peshkopisë. Sekretari i kësaj dege, Luan Haka tha se çdo anëtarë i Partisë Demokratike me dokument ka qenë i lirë të zgjedhë mes dy kandidaturave.Anëtarët e Partisë Demokratike patën mundësinë të zgjidhin sot mes Lulzim Bashës që garon për një mandat të katërt në krye të partisë si dhe ish të përndjekurin politik, Gjergj Hani.