Ditën e sotme po mbahen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe do të qëndojnë të hapura deri në orën 19:00 të pasdites.
Nga raportimet nga terreni situata është e qetë dhe vijon votimi i anëtarëve të partisë në qendrat zgjedhore.
Në qytetin e Bulqizës situata nga qendra e votimit është e qetë dhe deri tani kanë votuar sipas kryetarit te komisionit Z.Dylber Murra rreth 20% e anëtarësisë së partisë të këtij qyteti.
Dega e PD Bulqizë iu bën thirrje anëtarëve të partisë të ushtrojnë të drejten e tyre për të votuar pa paragjykime. /btvnews.al