Dua Lipa, vijon të shijojë pushimet në rivierën shqiptare. Ylli i muzikës ka zgjedhur të pushojë sërish në zonën e Ksamilit së bashku me familjarë të saj dhe shoqërinë.
Dua publikoi në rrjetet sociale disa foto gjatë pushimeve të saj në bregdetin shqiptar, duke shkruar “A ma mire ktu a atje?”.
Ajo shihet duke kënduar një prej hitet e muzikës shqiptare ndërsa kaq ka mjaftuar nga fansat t’i kërkojnë artistes të bëjë një këngë në gjuhën tonë.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa zgjedh jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet, pasi edhe një vit më parë ajo kaloi disa ditë në plazhet e bukura të rivierës shqiptare./btvnews.al