E premte, 29 Nëntor, 2024

Aktori Genc Fuga pëson goditje në tru dhe shtrohet në spital, bashkëshortja bën apel për ta ndihmuar

Aktori i njohur Genc Fuga është në një gjendje të vështirë shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka rrëfyer se aktori ka pësuar një goditje në tru.

Aktoti po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale por nevojitet ndihmë financiare, ndaj Eni Nani u ka kërkuar ndihmë të gjithëve që të përballojnë këtë operacion të vështirë.

“Nuk qenka e lehtë por në këto momente e kam domosdoshmëri.

Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan. Do i lutesha të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mundet të ofrojë një kontribut prej 200 Lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë Euro të operacionit. Ndjesë dhe konsideratë….”,  shkruan aktorja. Menjëherë pas njoftimit të shumtë kanë qenë ata që e kanë ndihmuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit