E premte, 29 Nëntor, 2024

Inatet e BBV vijojnë ende, ish-banori ironizon Kiarën: Kush është kjo? Njerëzit që pinë alkool…

Ish-banori i Big Brother, Bled Mane, duket se nuk i ka lënë pas qefmbetjet me Kiarën dhe e ka sulmuar sërish atë.

I ftuar në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel, gazetari tregon se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe.

Dalja e tij ishte si ‘sakrificë’ për të qendruar Kiara në BBV, por ai tha se nuk e njihte kush ishte.

PJESË NGA BISEDA:

Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit