Lulzim Basha nuk ka humbur kohë pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike.
Një ditë pasi u votua për t’u rikthyer në krye të PD-së zyrtare, ai ka vendosur të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve dhe më pas Kryesinë e partisë.
Në këto dy mbledhje, Lulzim Basha pritet të përcaktojë lëvizjet e radhës për aksionin opozitar që synon ta çojë drejt rrëzimit të pushtetit, që sipas tij është një betejë në dukje e pamundur, por asnjëherë të pafitueshme.
Një ditë më parë, Lulzim Basha garoi me Gjergji Hanin për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.
Në këtë votime u regjistruan 25 mijë anëtarë, ndërsa 50 mijë të tjerë u përjashtuan. Lulzim Basha fiton 90% te votave të PD-së zyrtare./btvnews.al