Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike në orët e vona të së shtunë ka nxjerrë rezultatet e votimit të zgjedhjeve për kryetar.
Kreu i komisionit, Jemin Gjana, njoftoi se Lulzim Basha ka fituar me 16.196 vota ndaj kundërshtarit Gjergj Hani, i cili ka marrë 1.657 vota.
Sipas Gjanës, nga 25.460 anëtarë të partisë kanë votuar 18.052 anëtarë ndërsa janë shpallur 199 vota të pavlefshme.
“Nga 18 mijë e 52 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim bazuar në listaat e votimit të përllogaritura, në kutitë e votimit janë gjetur 18 mijë e 52 fletë votimi.
Nga këto fletë votimi të pavlefshme janë gjetur 199 fletë votimi gjithsej. Fletë votimi të vlefshme janë 17 mijë e 853, çka do të thojë që janë 17 mijë e 853 vota të vlefshme nga të cilat kandidati lulzim basha ka marrë 16.196 vota dhe kandidati Gjergji Hani 1657 vota. Në bazë të këtyre të dhënave, komisioni elektoral i PD deklaron fitues të zgjedhjeve të PD zotin Lulzim Basha, i cili që nga ky moment shpallet kryetar i Partisë Demokratike shqiptare” tha Gjana./btvnews.al