Brenda pak orëve nga hapja e llogarisë në Go Fund Me, është siguruar më shumë se dyfishi i parave të nevojshme për operacionin e aktorit dhe pedagogut shqiptar Genci Fuga.
Ishte bashkëshortja e tij Eni Jani, ajo që kërkoi ndihmën e miqve, për shkak se Genci kishte pësuar një goditje në tru, dhe kishte të domosdoshëm një operacion që kushtonte 19 mijë euro.
Menjëherë në mediat sociale qarkulloi postimi i saj dhe të njohur dhe artdashës, përmes dhurimeve online kanë mundur që të sigurojnë shumën.
“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë aktorit dhe familjes së tij.
Mbi 1200 persona kanë mundur që të sigurojnë deri tani shumën prej më shumë se 42 mijë e 500 euro, ndërkohë që tashmë lutjet e të gjithëve shkojnë për përmirësimin e shëndetit të aktorit./btvnews.al