Pak ditë më parë e veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte në dorë, krah bashkëshortit të saj, Ivanka Tramp do të zbarkonte nga jahti për të nisur pushimet në bregdetin e Sarandës.
Vajza e ish-Presidentit amerikan Donald Trump zgjodhi një prej perlave të bregdetit për të kaluar pushimet, ishujt e Ksamilit.
Bukuritë e Ksamilit dhe të rivierës, Ivanka i ka ndarë me 7.5 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke shërbyer si reklama më e mirë për Shqipërinë.
Kjo nuk është hera e parë që Ivanka viziton Shqipërinë. Në vitin 2021 e shoqëruar sërish nga bashkëshorti ajo ishte në jug të vendit, ku ndër të tjera vizitoi edhe Butrintin.
Turit të saj përgjatë bregdetit shqiptar s’i kanë shpëtuar edhe plazhet e mrekullueshme të Jalës, Karaburunit, Sazanit dhe Kepi i Rodonit.