E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Anglia në sulm për Mbappe, jo vetëm Liverpool, edhe ekipi i Brojës tenton të josh yllin francez

Në kulmin e diskutimit në lidhje me të ardhmen e Mbappe-s, për të trazuar edhe më shumë ambientin kanë menduar dy gjigandët anglez, Liverpool dhe Chelsea. Këtë verë, “Mbappe” është çështja më e nxehtë, ku mes tij dhe PSG ka nisur një luftë totale, ndërsa Real Madrid qëndron në dritare, të bindur se francezi ka zgjedhur ata për të vijuar karrierën.

Problemi në këtë pikë është se PSG nuk dëshiron ta humbas falas ndërsa po bëjnë gjithçka që Mbappe të largohet këtë verë pasi morën konfirmimin se kapiteni i Francës nuk do të rinovojë kontratën e tij që i përfundon në 2024. Në mënyrë surprizë, pak ditë më parë, në lojë për Mbappe u fut edhe Liverpool, me të kuqtë që janë të gatshëm të marrin sulmuesin në formë huazimi.

Sipas mediave angleze, në garë për Mbappe nuk është vetëm Liverpool pasi së fundmi është futur edhe Chelsea. Blutë janë të gatshëm t’i ofrojnë PSG para kesh plus një lojtar për të lënë të lirë “gjelin” më të famshëm. Sigurisht, Chelsea nuk është favorit në këto negociata, pasi londinezët nuk luajnë në Evropë. Në çdo rast, Mbappe, të paktën deri më tani, nuk ka reaguar, duke lënë të kuptohet se objektivi i tij është të transferohet në Madrid, këtë verë, ose në 2024.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit