E diel, 24 Nëntor, 2024

Protestojnë tre fshatra në Bulqizë, kundër rrugës që thonë se u dëmton pyllin

Banorët e tre fshatrave në Bulqizë janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve.

Ata kundërshtuan punimet që po zhvillohen nga një firmë me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone.

Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.

Banorët u shprehën tejet të vendosur për të vijuar protestën ndërsa kërkuan nga ana e autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të pezullojnë punimet. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit