E premte, 29 Nëntor, 2024

14 Maji”, Berisha: Do të bëjmë një analizë të thellë të PD-së

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pas hartimit të raportit për atë që ai e quan “manipulimi i zgjedhjeve të 14 Majit”, Partia Demokratike do të hyjë në një fazë të re.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha thotë se tanimë do të bëhet një analizë e thellë dhe e plotë e PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se raporti për farsën zgjedhore të 14 Majit u është dorëzuar ndërkombëtarëve dhe do ju dorëzohet kancelarive perëndimore.

Sali Berisha: Koha është pa ndjenja, pa mëshirë, ndaj dhe nuk njeh as halle, as vakanca asgjë, ajo ecën, ecën dhe vetëm ecën. Kështu që, mblidhemi për t’i qendruar asaj në ballë, në detyrën tonë. Ndaj edhe, e thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani, për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës dhe për të kaluar në një fazë të re të një analize të thellë, të plotë dhe të gjithëanshme të PD mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale, paraelektorale, gjatë procesit zgjedhor. Por me këtë rast, unë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë të gjithë kandidatët, ata mijëra anëtarë, simpatizantët tanë të cilët u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluan.

Unë i garantoj ata se inevstimi i tyre, mundi dhe djersa e tyre, ka dhe do të ketë vlerësimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë të PD. Rezultati i mundit dhe punës së tyre nuk është pa fryt, atë ç’ka u arrit, u arrit për shkak të angazhimit, përkushtimit të tyre. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ky angazhim dhe përkushtim ishte i njëtrajtshëm, kjo nuk do të thotë se nuk pati gabime, defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale. Ndaj edhe ne çelim siparin e një analize të thellë, të plotë të procesit zgjedhor.

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të kryesisë së PD. Të dashur qytetarë shqiptarë. Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye z.Bylykbashi, znj.Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli, dhe të tjerë mund të them se kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze. Ata në mbi 600 faqe, dhe ky është raporti. Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor.

Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit. Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare. Pasi i ra kryq dhe tha se ky është një kinezëri, ai u angazhua me përkushtimin më të madh në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në procesin zgjedhor më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri më sot

Artikuj te ngjashem

Me te fundit