E enjte, 19 Shtator, 2024

15 mijë maturantë aplikojnë në universitet

Afati i fundit 3 Gusht, priten rreth 20 mijë aplikantë. Interes i shtuar inxhinieri, informatikë dhe mjekësi

Maturantët vijojnë aplikimet në universitet deri më 3 Gusht. Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj deri më tani janë regjistruar pjesa më e madhe e maturantëve të cilët kanë bërë pagesën dhe kanë hedhur të dhënat në sistem.

“Mbi 20 mijë maturantë që janë konfirmuar në sistem që do të thotë që presim që të paktën ky numër të regjistrohet deri në fund të periudhës së rregjistrimeve në datën 3 Gusht. Aktualisht kemi gati rreth 15 mijë që do të thotë rreth 75% të maturantëve të cilët mund të aplikojnë më formularin A2 tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.”

Duke mos qenë të fokusuar në 1 degë, maturantët në 90% të rasteve kanë plotësuar 10 preferenca në Formularin A2, ku duan të ndjekin arsimin e lartë. Shumica e të rinjve kanë zgjedhur degë që ofrojnë mundësi punësimi, jo vetëm në tregun vendas por kryesisht atë jashtë vendit.

“Janë 10 preferenca dhe probabiliteti që të rregjistrohesh në universitetin dhe programin që dëshiron është 1 me 10, por interesi vazhdon të jetë po i njëjtë në universitetet kryesore më të mëdha që janë publike. Universiteti i Tiranës ka mbi 9500 maturantë që e kanë zgjedhur të paktën një degë nga ky universitet. Me pas vazhdon Universiteti Politeknik dhe Mjeksia me mbi 6 mijë maturantë që kanë zgjedhur gjithashtu të paktën një program të këtij universitete.”

Vihet re një tendencë në rritje e aplikimeve edhe e degëve që janë shpallur si degë prioritare ndërsa unviersitetet e rretheve janë në tkurrje.

“Në Universitetin Bujqësor që gjithashtu ka një shifër shumë të mirë, mbi 3300 maturantë që kanë përzgjedhur një degë nga ky universitet që është një arritje e mirë. Eshtë një tendencë e mirë si duket edhe efekti i iniciativës së fundit për degët prioritare, ka dhënë efektet e saj.”

Më datë 6 gusht, universitetet që kanë konkurse apo teste shtesë siç është mjekësia e përgjithshme, do të publikojnë listat e aplikantëve për testin elektronik i cili do të zhvillohet në datat 10-20 Gusht. Fituesit në universitet pritet të shpallen në fund të muajit Gusht.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit