Këtë të martë, kryebashkiakja e Klosit Valbona Kola, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Bashkisë Klos, ka inspektuar punimet e për asfaltimin e rrugës në fshatin Gurrë e Vogël, në njësinë administrative Gurrë.
Ky ka qenë një ndër premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale të saj që është mbajtur. Por mbajtja e këtij premtimi për kryebashkiaken Kola është vetëm fillimi, pasi premton se të gjitha premtimet e dhëna do t’i bëjë realitet, duke u shprehur se “ashtu siç kam shëruar plagët e pacientëve si mjeke do të shëroj edhe problematikat në territorin e Bashkisë Klos si kryebashkiake”.
Banorët e fshatit Gurrë e Vogël e kanë quajtur një ëndërr shumëvjeçare që u realizua dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit thonë se konsiderohen lagje e kryeqytetit.
Administratori i Njësisë Gurrë Lim Disha thote se ky investim eshte endra e kahershme e bamoreve te kesaj zone Rruga e Gurrës së Vogël, e saposhtruar me asfalt në një gjatësi prej 3.3 km, i shërben rreth 1000 banorëve të zonës, të fshatrave Gurrë e Vogël, Gurrë e Madhe dhe Rripë. /btvnews.al