E premte, 22 Nëntor, 2024

Maqellarë/ Banorët e fshatit Kërçisht sërisht në protestë për ujësjellësin

Banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër vijojnë të mos lejojnë mjetet të punojnë në rrugën e fshatit të tyre me argumentin se është kurth për të futur tubacionet e ujësjellësit.

Dhjetra banorë protestuan sërish këtë të hënë duke mos lejuar automjetet të kryenin punime, ndërsa nga ana tjetër, protesta u monitorua nga afër nga dhjetra forca policie.

Vetë banorët pretendojnë se Bashkia Dibër po bën punime për të rehabilituar rrugën, por në të vërtetë po happen kanale për të shtrirë linjën e ujësjellësit që merr burimet e Kërçishtit të Sipërm.

Ata i kërkojnë Bashkisë Dibër, të mos vijojë me investimin pasi nuk do ta lejojnë për asnjë çmim.Të kontaktuar nga ana jonë, përfaqësues të Bashkisë Dibër, thanë se mjetet nuk janë aty për ujësjellësin, por për të rehabilituar rrugën e fshatit.

Ata shtuan se kjo ju është thënë edhe banorëve, madje ju është dhënë edhe garanci se nuk do të preken burimet ujore të fshatit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit