Paris Saint Germain e mbylli fazën përgatitore me humbje. Skuadra e Luis Enrique u mund me rezultatin 2–1 nga Inter në Japoni. Zikaltrit përmbysën rezultatin gjatë pjesës së dytë falë ndryshimeve të kryera në formacion nga trajner Simone Inzaghi.
Paris shënoi I pari me Vitinha në të 63’, ndërsa revanshi i Inter erdhi falë Esposito dhe Sensi të ndihmuar me asiste nga Fratessi. Afrimet e merkatos së verës dhanë rezultat duke festuar golat në minutën e 81’ dhe të 83’.
Kristjan Asllani u aktivizua gjatë pjesës së dytë me Inter. Një paraqitje e dobët e Paris Saint Germain në turneun e zhvilluar në Japoni ku arriti 2 humbje dhe 1 barazim