Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e kësaj të marte një vilë trekatëshe në Lagjen Tre të qytetit të Kukësit.
Mësohet se zjarri ka rënë në dy katet e pabanueshme të vilës, në të cilën jetojnë dy të moshuar në katin e parë. Fatmirësisht, ky kat nuk është kapur nga flakët.
Ndërkohë, dy mjete zjarrëfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ku punuan për shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve tek banesat afër vilës.
Sakaq, raportohet se nuk ka pasur dëme në njerëz dhe orendi shtëpiake, pasi dy katet kanë qene në ndërtim e sipër dhe ka pasur materiale ndërtimore dhe sende të vjetra.