E shtunë, 12 Prill, 2025

Burrel/ Kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, shoqërohet 22-vjeçari

Ditën e sotme është shoqëruar në komisariatin e Burrelit një 22-vjeçar me banim në Angli.

22-vjecari ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë gjatë shoqerimit në komisariat.

Pas kryrjes së testit të alkolit 22-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Angli, pasi teksa drejtonte automjetin, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit