Diten e sotme janë proceduar në gjendje të lirë 9 persona në Maqellarë.
Sipas policisë këta shtetas kanë kundërshtuar shërbimet e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës, me qëllim moslejimin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Kërçisht
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A.K., D.K., L.K., E.T., G.L., A.D., L.M., G.L., P.L., të gjithë banues në Maqellarë, pasi kanë kundërshtuar shërbimet e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e ujësjellësit të Dibrës, me qëllim moslejimin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Kërçisht. /btvnews.al