Ditën e sotme Shërbimet e Postës së Policisë dhe ata të IMT-së, Klos, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, ishte gërmuar në një sipërfaqe toke.
Pranë sipërfaqes së gërmuar janë gjetur 3 mjete të rënda pune, të cilat janë bllokuar nga Policia.
Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale kundër mjedisit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Postës së Policisë dhe ata të IMT-së, Klos, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, ishte gërmuar në një sipërfaqe toke, dyshohet me qëllim nxjerrjen e inerteve, në kundërshtim me ligjin. Pranë sipërfaqes së gërmuar janë gjetur 3 mjete të rënda pune, të cilat janë bllokuar nga Policia. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale kundër mjedisit, si dhe për nxjerrjen e shtetasve përgjegjës, përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al