Për vitin 2023 do të përfitojnë 300 prej këtyre punonjësve.
300 punonjës të administratës publike, përfshirë mjekë, policë dhe ushtarakë të Forcave të Armatosura, do të kenë mundësi që përgjatë vitit 2023, të përfitojnë kredi të butë me zero interes.
Përfituesit e kredisë me interes zero:
100 Mjekë
100 Policë
100 Ushtarakë të FA
Ligji i propozuar nga ministria e financave dhe i miratuar në Kuvend tashmë është botuar në fletoren zyrtare, ku janë përcaktuar edhe kriteret e përfitimit.
Kriteret e përfitimit:
Nuk disponojnë banesë në pronësi
Banojnë në banesa në rrezik shembjeje
Të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore
Banojnë në banesa të mbipopulluara
Kanë humbur banesën e tyre nga një vendimi
Të kenë pagën më të ulët sipas vendimit të KM
Jo më pak se dy vite të punësuar në administratë
Përfshirja e administratës në programin e kreditimit të lehtësuar, sipas ministres vjen si nevojë për të parandaluar largimin e shtresës së mesme nga vendi.
Ligji përcakton ndryshime edhe në nivelin e të ardhurave që duhet të ketë aplikanti për të përfituar nga programi i banesave me kosto të ulët, duke bërë referencë me çmimet e banesave në treg. Për këtë treg banesash, familjet përfituese, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135 000 Lekë.