E martë, 26 Nëntor, 2024

Lulzim Basha shpall nga Vlora nisjen e aksionit politik: PD do të jetë opozitë e fortë për shqiptarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga takimi me drejtuesit politikë në Vlorë, tha se ka nisur punën për riorganizmin e partisë dhe aksionin politik, për t’i dhënë shqiptarëve një opozitë të fortë.

Basha në ‘Facebook’ shkruan se nga ngjarjet dhe hetimet në fundit dolën në dritë se qytetarët janë të varfër dhe korrupsionin i lartë, kjo dhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove. Ai tha se opozita do të kërkojë hetim parlamentar dhe ndëshkuesmëri për korrupsionin në nivelet e larta.

Postimi i Bashës

Në Vlorë, me drejtuesit politikë të këtij Qarku, nisëm punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga Dosja e Inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve.

Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

Prandaj ne do të kërkojmë:

Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit