E martë, 26 Nëntor, 2024

Prishet sinjalistika në rrugën e Arbrit në Gjoricë

Prishet sinjalistika në rrugën e Arbrit, në Gjoricë, pak metra larg aksidentit të ndodhur muaj më parë me pasojë humbjen e jetës së tre personave.
Firma që ka vendosur sinjalistikën sipas parametrave të duhura që përmban rregullorja e qarkullimit rrugor, ka përcaktuar këtu edhe shpejtësinë e qarkullimit të mjeteve në limitet 40-60 km/orë, pasi aksi përmban edhe degëzime rrugësh dytësore.
Por drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normën e lejuar, mbi 100 km/orë, kanë bërë që pa kaluar 24 orë, të dëmtohet sinjalistika e sapovendosur në këtë pjesë rruge.
Drejtuesit e mjeteve që u prononcuan për mikrofonin tonë kërkojnë nga kolegët e tyre që të mos lëvizin me shpejtësi në aksin nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë, edhe pse aksi në pamje të parë duket sikur ta lejon një gjë të tillë.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë dhe nga shërbimet e policisë rrugore të jenë prezente me patrulla të herëpasherëshme në këtë segment të rrugës së Arbrit, për të këshilluar dhe ndëshkuar sipas ligjit shoferët që ecin me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Ndërsa përfaqësues të firmës u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë treguesit e sinjalistikës rrugore kur qarkullojnë në segmentin nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit