Policia italiane ka arrestuar 12 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal droge.
Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 të tjerë në zonën pranë Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një tjetër në Ravena. Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë. Mësohet se hetimi nisi në nëntor të viti të kaluar kur u arrestua një shqiptar me 16 kg heroinë. /btvnews.al