E martë, 26 Nëntor, 2024

“Do ndiheni edhe më të dashuruar se më parë”, mësoni si parashikohet horoskopi për ditën e sotme

Demi- Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur.

Binjaket- As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj.

Gaforrja- Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja.

Luani– Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave.

Virgjeresha- Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin. Për financat do jete një dite jo shume e vështirë.

Peshorja– Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe jo me shume takime.

Akrepi- Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme. Pjese ma e madhe nuk do dëshirojë te krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë.

Shigjetari- Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë ne jete ndodhin disa gjera qe as vete nuk mund t’i imagjinosh.

Bricjapi– Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por do e kenë te vështirë te zgjedhin te duhurin.

Ujori– Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni.

Peshqit- Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit