E premte, 18 Prill, 2025

Festohet 80-vjetori i çlirimit të Zerqanit

Eshte përkujtuar ne nje atmosfere festive 80 vjetori I clirimit te Zerqanit.
Eshte viti I trete qe Zerqani I rikthehet tradites se festimit te kesaj date qe pas viteve 90.
Në këtë festë morën pjesë trashëgimtarë të familjeve të dëshmorëve, banorë të krahinës dhe krahinave përreth.
Mori pjese edhe kryetarja e Bashkise Festime mjeshtri,kryetari I veteraneve te luftes antifashiste nacional clirimtare Xhevat Jella dhe te ftuar te tjere.
Kryetarja e bashkise Bulqize Festime Mjeshtri ne fjalen e saj the se kjo festë është një kujtesë e sakrificës sublime të heronjve dhe dëshmorëve, të cilët me guxim dhe vetëmohim, sfiduan errësirën e pushtuesit dhe çuan përpara luftën drejt lirisë. Le të vazhdojmë të ruajmë kujtesën, të respektojmë sakrificën dhe heroizmin e paraardhësve si dhe të punojmë së bashku drejt një të ardhmje më të mire.
Pershendeten ne kete perkujtim edhe Kryetari I keshillit bashkiak Arben Çupi e te tjere.
Me pas sipas tradites festimet kaluan nen ritmin e muzikes dhe kengeve e valleve te bukura te krahines. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit