Pas gati një muaji negociata, Leçe ka arritur akordin me Aberdeenin për transferimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare Ylber Ramadani.
Një tjetër lojtar kuqezi do të luajë në Serie A në sezonin 2023-2024.
Futbollisti 27-vjeçar kishte arriur akordin me puljezët, por klubi skocez kishte refuzuar ofertën e bërë nga italianët prej 1 milion Eurosh.
Leçe e rriti shifrën në 1.2 milion Euro, shto këtu edhe 10% të vlerës në rishitjen e radhës, e kjo u pranua nga drejtuesit e Aberdeenit.
Ramadani do të firmosë kontratën e re, pasi të kalojë vizitat mjekësore.
Interesi, për mefushorin kuqezi kishte edhe Hellas Verona.
Paraqitja e mirë e bërë nga lojtari i përfaqësueses në sezonin e fundit e ka kthyer atë në një element të rëndësishëm të skuadrës skoceze, e ka ngjallur interesimin e dy klubeve italiane.
Aberdeen është në pritje të një ofertë nga klubi veronez, nisur nga interesimi për Ramadanin.
27-vjeçari luajti 44 takime me ekipin skocez në vitin e shkuar futbollistik, ndërsa ka edhe dy vite kontratë.