E premte, 29 Nëntor, 2024

Përfundon arresti i shtëpisë për Andrew Tate

Andrew Tate është liruar nga arresti i shtëpisë, por nuk do të lejohet të largohet nga Rumania pas akuzave për përdhunim dhe trafikim seksual.

Tate, vëllai i tij Tristan dhe dy gra rumune janë liruar nga arresti shtëpiak sot dhe tani janë nën kontrollin gjyqësor, një masë më e lehtë kufizuese.

Në një deklaratë ekskluzive për MailOnline, një zëdhënës i Andrew dhe Tristan Tate tha:

“Autoritetet ende nuk kanë vendosur për shpeshtësinë e kontrolleve me policinë rumune. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj sistemit gjyqësor rumun për konsideratën e tyre të drejtë. Ky rezultat pozitiv na jep besim se zhvillime më të favorshme janë në horizont dhe e vërteta ka filluar të mbizotërojë. Gjithashtu duam të falënderojmë të gjithë mbështetësit që kanë treguar qëndrueshmëri dhe durim të madh gjatë kësaj kohe.’

Në fillim të kësaj jave, vëllezërit po apelonin kundër një vendimi gjyqësor të marrë muajin e kaluar për t’i mbajtur ata në arrest shtëpie për 30 ditë të tjera.

Paraqitja e tyre në Gjykatën e Apelit në Bukuresht erdhi pasi Tate u akuzua zyrtarisht për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin e grave në qershor. Tristan dhe dy gra rumune u akuzuan për trafikim njerëzor.

Të katër nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Rumania ose të udhëtojnë në disa pjesë të vendit, por mund të largohen nga shtëpia dhe të udhëtojnë brenda Bukureshtit dhe Ilfov.

Lirimi i nënshtrohet kontrolleve gjyqësore për 60 ditë. Pas lirimit të tij, Tate shkroi në Twitter:

‘Pas 10 muajsh, 3 në burg, 7 në shtëpi. Pas 15 milionë eurove të sekuestruara. Pas një padie të bazuar në asgjë, dosja iu kalua një gjyqtari, i cili e ka vlerësuar atë si të dobët dhe rrethanore. Unë jam liruar nga arresti shtëpiak, por duhet të qëndroj brenda Rumanisë. Tani tek Xhamia. Elhamdulilah.’

Artikuj te ngjashem

Me te fundit