Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në SPAK. Denaj është paraqitur sot e vetme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa mësohet se do të merret në pyetje për çështja e sterilizimit.
Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Anila Denaj mori postin e Ministres së Financave në dhjetor 2018, deri në shtator 2021, kohë kur u zëvendësua nga ministrja aktuale Financave Delina Ibrahimaj. /btvnews.al