E premte, 29 Nëntor, 2024

Gërmoi një sipërfaqe toke në Qafë-Bualli, procedohet 27-vjeçari

Ditën e sotme ka filluar procedimi penal për një 27-vjeçar.

Pas hetimeve të policisë ky i fundit kishte gërmuar një sipërfaqe toke për nxjerrjen e inerteve.

Policia bën medije se janë bllokuar 3 mjete të rënda që u gjetën pranë sipërfaqes se gërmuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 02.08.2023, përmes të cilit ju kemi njoftuar se shërbimet e Postës së Policisë dhe ata të IMT-së, Klos, gjatë patrullimeve në terren, kishin konstatuar në vendin e quajtur “Qafa e Buallit”, një sipërfaqe toke të gërmuar për nxjerrjen e inerteve dhe se kishin bllokuar 3 mjete të rënda pune të gjetura pranë sipërfaqes së gërmuar, ju bëjmë me dije se si rezultat i veprimeve hetimore të kryera menjëherë pas konstatimit, shërbimet e Policisë identifikuan autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit