E martë, 26 Nëntor, 2024

Moti sot do të jetë i kthjellët, mësoni temperaturat për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male. Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në Dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen : në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit