Fshati Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan, Bashkia Bulqizë, prej vitesh ka probleme me ujin e pijshëm, pavarësisht se janë harxhuar miliona lekë për rrjetin e ujësjellësit.
Sipas Shaqir Veselit, banor i fshatit Strikçan, uji i rrjetit nuk është i sigurtë për tu konsumuar, pasi tubi kryesor është futur në një përrua ku pijnë ujë bagëtitë e çdo lloj kafshe në të.
Gjithashtu edhe depoja e këtij rrjeti ujësjellësi është e mbushur me llucë, jo në kushte normale për konsumimin e ujit nga banorët.
Këtë problem, thotë Veseli, e kemi shtruar herëpasherë tek instancat përgjegjëse vendore, por nuk është gjetur akoma zgjidhja e duhur.
Një ankesë tjetër e banorëve të Strikçanit është ajo që lidhet me sahatët matës të ujit të pijshëm që janë vendosur 500 metra larg banesave, kur ato duhet të vendosen në hyrje të tyre, dhe për këtë pritet ndërhyrja e instacave përgjegjëse vendore. /btvnews.al