Reperi i njohur Fero disa javë më parë është dënuar nga gjykata e Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, pasi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Mirëpo mesa duket artisti është liruar nga paraburgimi ose më saktë këtë na ka lënë të kuptohet me postimin e fundit. Miku i tij publikoi një foto së bashku me reperin e tij ku i uronte në InstaStory duke i uruar mirëseardhjen.
Ka qenë vetë modelja e cila ka bërë denoncimin në polici, pas dhunës së ushtruar ndaj saj dhe kërcënimit se “do të të vras nëse ma merr vajzën”.
Kujtojmë që disa vite më parë ish-çifti kurorëzuan dashurin e tyre me martesë, ndërsa nga kjo romancë dashurie ata kanë sjellë në jetë edhe një vajzë të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Nina. /btvnews.al