Këto janë pamjet e anijes së dëmtuar ruse pas sulmit me dronë të ushtrisë ukrainase pranë bazës së marinës në Detit të Zi të Novorossiysk. Sulmi bëri që porti i Novorossiysk të ndalonte përkohësisht të gjithë lëvizjen e anijeve, pasi disa prej tyre u shkatërruan.
Të shtëna dhe shpëthime u rapotuan në të gjithë Novorossiysk. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur sulmin ukrainas në bazën e saj detare. Sipas zyrtareve rusë, sulmi është kryer nga dy dronë detarë.
Luftimet në det janë shtuar javët e fundit, pasi qeveria ruse braktisi marrëveshjen e OKB-së që mundësonte eksportimin e sigurt të grurit si të Rusisë, ashtu edhe Ukrainës. Sipas BBC, Ukraina ka kryer të paktën 10 sulme me dronë në det kohët e fundit, duke synuar anijet ushtarake dhe bazën detare ruse në Sevastopol.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka vizituar trupat që luftojnë në Ukrainë. Udhëtimi i Shoigu erdhi disa ditë pas një vizite në vijën e frontit nga gjenerali Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm dhe komandant i përgjithshëm i përpjekjeve luftarake të Rusisë në Ukrainë.