Prej nëntë ditësh vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit në Malin e Gjallicës ku si pasojë kanë djegur 10 hektar me pisha të larta e bimësi.
Ndërkaq sipas informacioneve mësohet se për të shuar këto vatra zjarri këtë të premte është bërë i mundur edhe ndërhyrja nga ajri.
Një helikopter ushtarak po kryen operacionin e hedhjes së ujit mbi vatrën e zjarrit.
Gjithashtu pritet që gjatë fundjavës të ketë prani të reshjeve të shiut që do e ndihmojë më shumë neutralizimin e këtyre flakëve. /btvnews.al