Firma ndërtuese e rrugës së Arbrit, që në fillimet e saj, u ka premtuar banorëve të fshatit Majtarë e Poshtme, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër, që do t’u ndërtojë një nënkalim për të kaluar në dy krahët e fshatit për të punuar tokat dhe kullotur bagëtinë. Gjithashtu u është premtuar se do tu vendoset edhe një tubacion me parametra të mëdha për kalimin e ujit vaditës. Por tubacioni i vënë është me dimensione të vogla dhe bllokohet herë pas herë. Kjo detyron banorët e Majtarës të stërmundohen për orë të tëra për zhbllokimin e tubacionit të vaditjes, me shpresë për të vaditur ato pak të mbjella me misër që kanë. Ne kontaktuam banorët, të cilët u shprehën se firma e ndërtimit të rrugës së Arbrit nuk i ka mbajtur premtimet.Problem tjetër kryesor i banorëve të fshatit Majtarë e Poshtme është dhe rruga e varrezave që ndërpritet mespërmes nga rrruga e Arbrit, duke u bërë shkak për burime aksidentesh, pasi makinat qarkullojnë me shpejtësi të lartë. Për këtë poblem fshati Majtarë e Poshtme ka zhvilluar herë pas herë prostesta me synim bërjen e një nënkalimi, por ende shqetësimi i tyre nuk ka marrë zgjidhje. /btvnews.al