E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Shqiptarët “pushtojnë” Serie A italiane

Kalimi i Ylber Ramadanit në radhët e Leçe shton koloninë e futbollistëve shqiptarë në Serie A. Duke iu referuar grumbullimit të fundit të kuqezinjve, tashmë Sylvinho ka 8 futbollistë që luajnë në elitën e futbollit italian, ndërsa një vjen nga Serie B, konkretisht portieri Kastrati. Një situatë që përkthehet në faktin se baza e Kombëtares Shqiptare do të jetë e përqëndruar në shtetin fqinj, aq më tepër se ata i përkasin tre reparteve, portës, mbrojtjes dhe mesit të fushës.

Në një mesfushë me tre, mund ta shikojmë shpesh të formuar nga lojtarë që aktivizohen në Serie A, pasi alternativa janë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami. Edhe një mbrojtje prej tre lojtarësh mund të formohej nga pjesëtarë të elitës së futbollit italian, pasi kandidat për një fanellë titullari janë emra si Hysaj, Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli.

Kjo situatë e ndihmon edhe trajnerin Sylvinho për të qënë më pranë lojtarëve në dispozicion. Një udhëtim drejt Italisë do e afronte brazilianin me plot 9 futbollistë, thuajse 1/3 e listës së 49-vjeçari duhet të thërras për duele si ajo ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të cilat janë edhe më të afërtat.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit