E diel, 1 Dhjetor, 2024

Taylor Swift ndan momentin e ëmbël me vajzën e Kobe Bryant

Taylor Swift gjatë shfaqjeve të saj “Eras Tour”, zakonisht i ka dhënë kapelen e saj një anëtari të audiencës dhe një vajzë e vogël e veçantë ishte një nga marrësit e fundit.

Ndërkohë në koncertin e saj të mbajtur në stadiumin SoFi në Los Anxhelos të enjten mbrëma, Swift i dhuroi kapelen e saj Bianka Bryant, vajzës së legjendës së ndjerë të basketbollit Kobe Bryant, shkruan CNN.

Kujtojmë se Bryant humbi jetën në një aksident me avion në vitin 2020, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë persona të tjerë.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale tregon Swift duke vënë kapelën në kokën e Biankës 6-vjeçare, duke e puthur faqen e saj dhe duke i dhënë një përqafim të madh.

Nëna e Biankës, Vanessa Bryant, ndau një foto dhe video të Swift duke përqafuar vajzën e saj gjatë koncertit, duke shkruar në mbishkrimin “Të duam @taylorswift”.

Gjithashtu Swift së fundmi ka njoftuar datat shtesë të turneut në SHBA dhe Kanada

Artikuj te ngjashem

Me te fundit