Dashi– Do e shijoni deri ne maksimum kete dite kaq te bukur per dashurine dhe do ndiheni te plotesuar. Gjithsesi, kjo nuk do te thote ta idealizoni partnerin. Beqaret do kene me shume mundesi gjate kesaj dite per te takuar dashurine e vertete.
Demi- Do kaloni momente te mrekullueshme sot me te dashurin tuaj te zemres. Yjet iu kane pergatitur edhe surpriza te kendshme. Nese ne nje cast iu del para nje pengese diskutojeni se bashku qe ta kaloni me lehte. Ju beqaret duhet te tregoheni me diskrete me personat qe do takoni.
Binjakët– Nje fllad i ngrohte gezimi dhe lumturie do te fryje ne jeten tuaj sentimentale. Me ne fund do te cliroheni nga influenca negative e Saturnit dhe do kaloni edhe momente sensuale. Beqaret duhet te bejne kujdes.
Gaforrja– Zemra juaj eshte tashme e zene? Deshira per me teper liri do te provokoje konflikte. Mundohuni ta kontrolloni veten pa qene shume vone. Per beqaret cdo gje do jete me e thjeshte. Mundesite per te takuar personin e endrrave do jene te shumta.
Luani- Nen udheheqjen e Venusit do kaloni momente te bukura dhe plot elektricitet ne cift. Ne program do jete edhe planifikimi i se ardhmes se bashku. Ju beqare duhet te dilni sot dhe te pranoni ftesat qe do iu behen.
Virgjeresha- Fale ndikimit te Venusit ne jeten tuaj ne cift, do jeni me sharmante dhe tolerante me ate qe keni ne krah. Harmonia dhe lumturia do iu rrethoje! Beqaret do mendojne shume per dashurine. Mundohuni te jeni me te hapur dhe pa shume teka.
Peshorja- Do keni probleme ne cift dhe qetesia do te kercenohet. Megjithate mos u alarmoni sepse cdo gje do te rregullohet sa hap e mbyll syte. Beqaret do fillojne nje histori te rendesishme dashurie. Do e shihni qe gjerat do behen me serioze sesa ju mendonit! Me financat nuk do keni probleme.
Akrepi- Nje atmosfere e qete do te mbreteroje ne jeten tuaj sentimentale pergjate gjithe dites. Perfitoni nga kjo per te vene gjeret ne vije ne lidhjen qe keni. Dite shume e mire per te bere edhe plane. Edhe per beqaret kjo dite do jete e shkelqyer. Nga dashurite me shikim te pare do shkoni tek ato me seriozet.
Shigjetari- Keni pasur shume probleme ne jeten sentimentale? Ne vend qe te permiresohet, situata duket se do te nderlikohet edhe me teper fale Plutonit. Tregohuni me te duruar dhe tolerante qe t’i beni balle! Edhe beqaret duhet te bejne durim nese duan te gjejne personin e duhur. Sot do keni vetem aventura.
Bricjapi- Eshte mire te jetosh prane jush! Sot do e beni partnerin te ndihet me fat qe iu ka juve prane. Do beni cdo gje per lidhjen tuaj edhe pse kohen do e keni te kufizuar. Beqaret nuk duhet te nxitohen per asgje. Edhe pse do takoni persona interesante duhet te reflektoni mire para se te merrni nje vendim.
Ujori- Gjerat mund te nderlikohen ne jeten tuaj ne cift. Kujdes! Nga njera ane do kete goxha debate dhe ju do jeni te paduruar, ndersa nga ana tjeter do jeni paksa te paqarte dhe nuk do kuptoheni. Nese jeni vetem do keni nje takim mjaft interesant dhe dashuri me shikim te pare.
Peshqit- Nese jeta juaj sentimentale duket e merzitshme dhe nuk po shtyhet fare, do keni ndryshime pozitive. Disa do perjetojne edhe momente te lumtura dhe romantike. Ata qe nuk kane ende nje partner do mund te takojne personin e duhur. Mos e lini t’iu ike sepse do e kerkoni me pas por nuk do ta gjeni./btvnews.al