Dashi- Disa probleme te hershme do dalin serish ne drite sot dhe do keni mosmarrëveshje te mëdha me partnerin. Ka ardhur koha te rivendosni dialogun dhe te bëni pak me shume lëshime. Beqaret do ndihmohen nga yjet ne planin sentimental.
Demi- Ndikimi i planetëve do jete shume i madh sot ne jetën tuaj ne çift. Mire do ishte te mos e tepronit me kritikat ndaj tij dhe te mos joshnit me sy dike tjetër. Beqaret do kërkojnë me shume pasion sesa një lidhje te qete. Këtë mund ta merrni edhe nga aventurat afatshkurtra dhe sot mundësitë për to do jene te mëdha.
Binjakët– Dite jo e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Secili do mendojnë me shume për te mirën vetjake dhe mund ta lëndojë tjetrin. Kujdes, ne një lidhje gjithçka duhet bere me bashkëpunim. Beqaret do e kenë gjate gjithë kohës mendjen tek gjetja e partnerit ideal, por as sot mundësitë nuk do jene te mira.
Gaforrja– Edhe ju do keni mjaft kontradikta me partnerin tuaj sot. Pranojini idetë e tjetrit dhe mos kërkoni me çdo kusht ta ndryshoni atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te mos fillojnë asnjë histori dashurie apo aventure sot sepse ka rrezik te zhgënjehen shpejt.
Luani- Nëse jeni ne çift, do kaloni një dite te mbushur me dyshime. Edhe pse nuk do doni t’i besoni ato qe thuhen mbi partnerin tuaj, nuk mund te mos u mendoni. Beqaret nuk do dëshirojnë te krijojnë lidhje mediokre dhe serish do qëndrojnë vetëm.
Virgjëresha– Për ju qe jeni ne çift ka ardhur koha te merrni një vendim te rëndësishëm sot. Venusi do iu qëndrojnë gjate gjithë kohës pranë dhe do iu ndihmoje te jeni me te kthjellet ne mendime. Beqaret duhet te marrin kurajën dhe t’ia shprehin ndjenjat atij qe pëlqejnë.
Peshorja- Pas një periudhe te vështirë qe keni kaluar ne çift, sot duket se gjerat do fillojnë te përmirësohen. Do i keni idetë e qarta se çfarë doni te bëni ne te ardhmen. Për beqaret nuk pritet as ndryshimi me i vogël ne jetën sentimentale. Beni durim.
Akrepi- Planetët do e mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do komunikoni me tepër me njeri-tjetrin dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Nëse jeni beqare ka shume gjasa te binin nen sharmin e një personi te veçante. Mos kini frike te krijoni një lidhje.
Shigjetari- Pas një periudhe te turbullt për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do fillojnë te qartësohen. Do jeni me te hapur dhe me te kuptueshëm me atë qe keni ne krah. Edhe pse këtë duhet ta kishit bere me kohe, me mire vone se kurrë. Për beqaret do jete dite e ndërlikuar.
Bricjapi– Dielli do e beje edhe me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Nëse keni kohe qe jeni bashke do filloni te flisni edhe për disa tema serioze qe lidhen me te ardhmen tuaj. Beqaret do kenë një takim te papritur, por mjaft te bukur. Shfrytëzojeni!
Ujori- Klima ne çift do jete e ngrohte gjate kësaj dite. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do tregoheni me optimiste mbi te ardhmen. Beqareve do iu rendoje pa mase vetmia, por duhet te durojnë edhe pak. Shume shpejt gjerat do ndryshojnë për ju.
Peshqit– Do jene te shumte planetët qe do e mbrojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do kaloni momente shume te bukura dhe emocionuese me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë takime te shumta dhe për shkak te gëzimit te madh mund te bëjnë gabime./btvnews.al