Tre minatorë kanë mbetur të plagosur në një minierë të Bulqizës.
Ngjarja ndodhi në nivelin e 17-të të minierës, ndërsa si pasojë e shpërthimit të gazit u plagosën minatorët Rrahim Karaj, Asllan Çakalli dhe Trifon Snalla.
Nga aksidenti ata kanë pësuar djegie të rënda të gradës së tretë dhe janë dërguar me urgjencë në Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Bulqizë/informacion paraprak
Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.
Situata aktualisht është normalizuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al