E premte, 29 Nëntor, 2024

Parakalim i çmendur te mbikalimi i rrugës së Arbrit, gjobitet shoferi…

Nje drejtues automjeti në qytetin e Bulqizës ka kryer manovra te rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në mbikalimin e rrugës së Arbrit.

Policia e Bulqizës ka gjobitur drejtuesin e automjetit me vlerë 40 mijë lekë të rinj per shkak te shpejtësisë së lartë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë📍

Kreu manovra të rrezikshme, Policia Rrugore e Dibrës, identifikon dhe ndëshkon drejtuesin e automjetit.

Në disa rrjete sociale është postuar një video, ku një automjet, drejtuesi i së cilës kryen manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë.

Falë punës intensive, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, sëbashku me mjetin përkatës.

Për kundërvajtjen e kryer ndaj tij u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit