Ashtu si në të gjithë vendin, edhe Qarku i Dibrës ka patur një fluks të shtuar turistësh gjatë këtij viti. Sipas raportimeve që bëhen në institucionin e prefektit të Qarkut, numri i turistëve ka qenë shumë më i lartë se vitin e kaluar.
Prefekti Nexhbedin Shehu tha se paralelisht me rritjen e numrit të turistëve është rritur edhe numri i shtretërve, kryesisht në bujtina. Sipas tij, për vetë specifikën që ka Qarku Dibër, vizitorët janë me afatë të shkurtër qëndrimin, kryesisht një ose dy netë. Megjithatë, e rëndëishme sipas prefektit Nexhbedin Shehu është se tashmë edhe Qarku Dibër ka hyrë në hartën e zonave me interes të lartë për tu vizituar.
Turistët që vizitojnë Qarkun Dibër janë kryesisht të huaj të cilët janë të interesuar për historinë, e mbi të gjitha për turizmin malor të cilin i gjithë qarku e ofron në shumë zona. /btvnews.al