Ne mesditen e se henes ne minieren e kromit në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, sipas njoftimit te policies, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit Trifon Snalla; Rrahim Karaj., dhe Asllan Çakalli.
Të lënduarit fillimisht jane derguar ne spitalin e Bulqizes ku kane marre edhe ndihmen e pare dhe me pas jane derguar me ambulance drejt Tiranes te cilet po marrin ndihmë mjekësore te specializuar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nderkohe ne kete nivel pune eshtë bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës, dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje. /btvnews.al