E premte, 22 Nëntor, 2024

Bulqizë/ Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Homesh të Shupenzës.

Dorjan Dema për motive të dobëta, pas një sherri të vjetër mes tyre, ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani, i cili humbi jetën në spital.

Më pas autori u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar më vonë.

Njoftim i policisë

26-vjeçari si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë falë reagimit në kohë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit