E enjte, 21 Nëntor, 2024

‘Dil or djalë se mos ke zënë rrugën’, flasin banorët: Dy makina erdhën gjatë natës, kur 26-vjeçari doli jashtë banesës…

Një konflikt i ndodhur në Bulqizë i mori jetën 26-vjeçarit Dritan Manjanit. Ka qenë Dorjan Dema ai i cili e ka vrarë me kaçavidë të riun, duke i marrë jetën.

Një banor i zonës ka treguar se 26-vjeçari nuk ishte problematik, gjithashtu është shprehur se rreth orës 22:00 të natës në zonë janë parë dy makina.

I riu ka dalë jashtë pasi i kanë rënë burisë, duke menduar se mos ka zënë rrugën ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur tragjedia.

Banori:

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje. Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin. Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë. Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, ka treguar ndër të tjera një banor i zonës. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit