E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Festa e emigrantëve në “Guri i Bardhë”

Dhjetra emigrant të ardhur nga vende të ndryshme të botës, por kryesisht nga anglia janë mbledhur në festën e përvitshme në Gujë të Gurit të Bardhë siç e kanë emërtuar vetë banorët, “Festa e Emigrantëve”.
Muaji Gusht mbledh emigrantët në fshatin e letrarit të madh, “Pjetër Budi” e për të mos humbur lidhjet mes tyre, vetë banorët vite më parë kanë krijuar këtë festë për të njohur brezate e rinj me njëri – tjetrin, por edhe për tu takuar të paktën një herë në vit.
Pjesmarrësit në këtë festë ndjehen të lumtur që kanë mundësi që në fshatin e tyre tëorganizojnë këtë festë e cila jo vetëm shërben për tu takuar, por edhe për të promovuar vlerat e zonës.
Vendi në të cilin mblidhen banorët e Gurit të Bardhë dhe emigrantët e kthyer me pushime quhet “Gujë” dhe është një ndër zonat më të bukura të Matit. Banorët kanë një kërkesë ndaj pushtetit vendor, të rregullojë rrugën që të dërgon në këtë zonë piktoreske, në mënyrë që vitin e ardhshëm ta kenë më të lehtë të mblidhen. E pranishme në “Festën e emigrantëve”, Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, ju premtoi banorëve që rruga e tyre do të jetë e asfaltuar kur të kthehen vitin e ardhshëm për pushime. “Festa e emigrantëve” është një krijim i vetë banorëve të Gurit të Bardhë.
Ajo ka nisur të organizohet vitet e fundit, ndërsa tashmë po kthehet në traditë të përvitshme.
Shumë prej banorëve shkojnë me kampingje një natë më parë, e të tjerë mblidhen të nesërmen, e cila kulmon me një sërë aktivitetesh dhe panair agro-kulturor. /btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit